Ende pa marrë kompensimin e tokave, banorët e Kukësit i vënë afat qeverisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 22:30

Shumë banorë të Kukësit nuk po durojnë dot më pa marrë atë që u takon, pikërisht kompensim të tokave apo zëvendësim të tyre pas përmbytjeve të liqenit të Fierzës. Jo vetëm kaq, por ata i kanë vënë një afat qeverisë, pikërisht vetëm këtë muaj.

Nëse qeveria nuk përgjigjet, atëherë ata paralajmërojnë protesta. Ndërkohë edhe ditën e sotme, banorët e Kukësit tubuan. Tokat e tyre janë përmbytur nga liqeni i Fierzës në vitin 1978 gjatë ndërtimit të hidrocentralit, shkruan abcneës.al

“Ne jemi të përmbytur nga Liqeni i Fierzës. Jemi pa shkollë, pa drita, pa rrugë. Çfarë të bëjmë më parë”, shprehet një prej banorëve.

Ata kanë vendosur t’i lënë qeverisë një muaj afat në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën deri tek godina e kryeministrisë.

“Një muaj do të presim, do ti drejtohemi Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Energjitikës dhe Amabsadave. Nëse nuk kemi përgjigje, populli do të mblidhet në shesh dhe kthim pas nuk ka”, tha një tjetër banor.

Madje një prej banorëve thotë se çështjen do ta dërgojnë në gjykatat ndërkombëtare.

“Do ta çojmë në Gjykatën e Strasburgut, të njihet prona”, u shpreh ai.

Pas përmbytjes së rreth 3000 hektarëve tokë dhe qindra banesave në 34 fshatra të Qarkut Kukës, vetëm 400 familje kanë përfituar kompensim në para apo janë zhvendosur në qytete të tjera ku ju është dhënë edhe tokë. Kurse pjesa tjetër që është shumica, nuk kanë përfituar asgjë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit