Zyrtari i lartë, shërbëtor i regjimit të Hoxhës: Edhe sot udhëhiqet me po ato metoda, kundër armiqve të Ramës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2020, 21:41

Largimi i shkrimtarit, Agron Tufa nga vendi shkaktoi jo pak polemika. Ai tregoi se kishte kërkuar azil, politik në Zvicër bashkë me familjen e tij, pasi e kishin kërcënuar me jetë në Shqipëri.

Së fundmi Tufa në një postim në rrjetet sociale ka lëshuar akuza kundër Xhavit Shalës. Tufa shkruan se Shala, i cili sot mban postim e Drejtorit të Kërkimit Shkencor në Akademinë e Sigurisë ka qenë oficer i përkushtuar operativ i ish-Sigurimit të shtetit.

Po ashtu shkrimtari në postimin e tij shkruan se edhe sot Xhaviti udhëhiqet me po ato metoda. Tufa thotë se riaktivizon bp-të e tij të dikurshëm për të realizuar njëlloj “kombinime”, apo “vijë sjelljeje” kundër armiqve të pushtetit të Ramës.

Ndërsa në përfundim të postimit të tij, ai shkruan paradokset dhe oksymoronet e Rilindjes vazhdon, duke përfituar nga miopia dhe mefshtësia edhe e pushtetit të demokratëve para Rilindjes.

Postimi:

Xhavit Shala, sot Drejtor i Kërkimit Shkencor në Akademinë e Sigurisë, ka qenë oficer i përkushtuar operativ i ish Sigurimit të shtetit. Shumë i partishëm. I ashpër me “armikun e klasës” edhe pas viteve ’90. Edhe sot Xhaviti udhëhiqet me po ato metoda: riaktivizon bp-të e tij të dikurshëm për të realizuar njëlloj “kombinime”, apo “vijë sjelljeje” kundër armiqve të pushtetit të Ramës. Pra, i ndërsen qentë e tij edhe sot. Kur ISKK dërgoi kërkesën institucionale për t’u informuar në bazë të ligjit mbi praninë e ish oficerëve të Sigurimit në institucione, Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë nuk pranuan ta dorëzonin shokun Xhavit. Ja një skicë e shpejtë e këtij profili ish-sigurimsi me post të lartë: E nisi në shkollën e mesme bujqësore me emrin domethënës “Ylli i kuq” Golem. Për një vit, kreu stazhin (periudha para se të shkoje në shkollën e lartë) në kooperativën bujqësore Synej Kavajë. Në vitet 1981-1984 ndjek Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, profili Sigurimi. Në vitet 1984-1988 ishte punëtor operativ i Sigurimit në disa lagje të Elbasanit. Në Degën e Punëve të Brendshme Elbasan, Xhaviti u pranua kandidat partie. Për t’u thelluar e për t’u bërë një çekist i mirë, iu dha për konspekt libri “Enveri ynë” i shokut Ramis. Në vitet 1988-1990 vijoi detyrën si operativ në zonën e Dumresë, pikërisht aty ku aktiviteti i “armikut” (të internuar) ishte i mprehtë. Në fund të vitit 1990 u transferua në degën e të huajve në DPB Elbasan, dhe në fillim të vitit 1991 u emërua oficer drejtimi në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Sipas nenit 38 të ligjit 12/2018 datë 5.3.2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe punëtorët e tij (oficerët) duhet të largohen nga Policia. Po bëhen disa kohë dhe Xhavitt Shala drejtor në Policinë e Shtetit nuk është larguar. Për të manovruar, Xhavit Shala ka hapur gjyq për “verifikim fakti” për një vendimmarrje të komisionit të mëparshëm “Mezini” (i cili nuk ekziston dhe as ngjall apo vdes një fakt të njohur), çështja 10237/2019 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në gjyq, Xhaviti ka hedhur Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, ku ka sistemuar me punë bashkëshorten që të ruajë dosjet që ka bërë vetë (!!!). pavarësisht kjo përbën konflikt të fortë interesi, në Shqipëri nuk i ndjek njeri këto gjëra, mjafton të jesh shërbëtor i pushtetit. Fakti i qenies apo jo të Xhavit oficer është i njohur, nuk ke çfarë t’i vërtetosh. Xhaviti kërkon nga gjykata që të shprehet ajo në vend të komisionit “Bezhani”, duke thënë që Xhaviti nuk ka qenë oficer Sigurimi, në mënyrë që ky të dalë në pension rehat dhe ligji mos zbatohet. Paradokset dhe oksymoronet e Rilindjes vazhdojnë, duke përfituar nga miopia dhe mefshtësia edhe e pushtetit të demokratëve para Rilindjes!’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit