Fabrika e tullave në Maminas shkakton ndotje galopante, banorët: Po vdesim nga asfiksia!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2020, 22:14

Denoncime të shumta, mesazhe nga qytetarë të Maminasit mbushin çdo mëngjes Inboxet në rrjetet sociale të JOQ Albania.

Avari kjo prej disa vitesh që është kthyer në kryefjalën e mëngjesit dhe mbrëmjes, pasi në këtë zonë vazhdon veprimtarinë e saj e pashqetësuar fabrika e tullave Kid-Alb shpk në pronësi të biznesmenit Asllan Baraj, e cila lëshon një ndotje mjedisore të jashtëzakonshme.

Emetimi i gazrave të rënda që lëshon kjo fabrikë 24h është kthyer në një nga çështjet më shqetësuese, përsa i përket mirëqenies shëndetësore të banorëve të zonës.

Vetëm pak kohë më parë një qytetar denoncoi aktivitetin e kësaj fabrike me fjalët:

Pershendetje JOQ. Kjo eshte fabrika e tullave Kid-Alb ne Maminas e cila punon 24h non-stop. Diten punon me gaz ndersa naten qe nuk shikohet punon me qymyr. Po vdesim nga afiksia dhe askush nuk merr masa.”

Motoja e kësaj kompanie është: Ne besojmë në cilësi! Por a mund të konsiderohet brenda normave të ndotjes mjedisore tymi që furrat e kësaj kompanie lëshojnë në ajër parreshtur, që prej vitit 2006 (vit kur kjo kompani u licencua)?

Për të shmangur koston e lartë dhe shpenzimet, nuk përdoren filtrat e ajrit kundër ndotjes së mjedisit, me qëllim që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, pa marrë parasysh se kjo kosto po u kushton jetën qindra banorëve që jetojnë aty pranë. Shumë kompani ende vazhdojnë të përdorin teknologjitë tradicionale, për të patur sa më shumë prodhim dhe impianti i filtrimit është një nga investimet më të kushtueshëm për një fabrikë. Nëse filtrat e ajrit për këto fabrika që shkaktojnë ndotje të madhe në mjedis nuk përmbushin normat e caktuara, aktiviteti i tyre duhet të pezullohet.

Tymi që buron nga këto fabrika ndikon në uljen e cilësisë së ajrit në zonat përreth, çka mund të shkaktojë shumë çrregullime të frymëmarrjes tek njerëzit që banojnë në këto zona.

Para disa javësh në lidhje me një çështje të ngjashme, u ndërmor një protestë nga banorët e zonës së Laprakës në Tiranë, të cilët protestuan kundër fabrikës së tullave Edil-Centro pasi shpreheshin se vijonte aktivitetin e saj pa leje mjedisore dhe ishte gjobitur shpeshherë nga Inspektoriati i Mjedisit për ndotjen e shkaktuar.

Xhiroja e biznesit në vitin 2018 për këtë kompani ishte 6 milionë euro. Ndërsa në vitin 2015, i është refuzuar leja mjedisore e Tipit A nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit