JOQ Albania
Home

Regjisori i jep fund dilemës: Ju tregoj pse tek “Titanic” Jack duhej të vdiste patjetër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/01/2020 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Titanic” është një prej filmave më të parë në të gjithë botën. Ai ka bërë që mjaft persona të derdhin lotë e të ndihen të trishtuar për fatin e Jack dhe të dashurës së tij, Rose.

Mirëpo, sëfundmi, regjisori i filmit, James Cameron, është përballur me pyetje të shumta në lidhje me fundin tragjik të personazhit Jack Dawson. Audienca pyet se pse pikërisht ky personazh duhej të vdiste?

Në një intervistë të fundit për “Vanity Fair”, regjisori ka vendosur të sqarojë fundin e filmit me momentet kulmore të Rose dhe Jack, të interpretuar nga protagonistët Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio. Cameron thotë se, bëhet fjalë për një gjetje artistike.

Ai u shrpeh:

Sigurisht dera ishte mjaftueshëm e madhe sa të mbante Kate Winslet, por nuk mund të mbante peshën e të dyve pasi mund të fundosej. Por ky fund e ka bërë Titanic të pavdekshëm, duke bërë që shumë njerëz të vuajnë për vdekjen e Jack. Nëse do kishte jetuar filmi do ishte pa kuptim. “Titanic” flet për vdekje dhe ndarje. Jack duhet të vdiste! Nuk ka rëndësi nëse do kishte vdekur nga i ftohti apo prej rrëzimit nga anija. Quhet art! Gjërat ndodhin për arsye artistike dhe jo për rregulla fizike”.

***

Burimi: EW|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania