Pamjet që do të shikoni më poshtë janë shqetësuese. Në to tregohen momentet e fundit të jetës së një femre, e cila ishte në krye të një karteli droge në Meksikë.
Vajza në fjalë u vra gjatë një përplasjeje me armë, me policinë. Në video konfirmohet se femra që vritet është María Guadalupe López Esquivel, e njohur si “La Catrina”. Karteli i saj i drogës bëri një masakër të vërtetë ndaj policisë në tetor, ku 13 efektivë ngelën të vrarë.
21-vjeçarja kishte sulmuar ushtrinë, policinë dhe gardën në qytetin e saj, La Bocanda. Policia bëri me dije se gjashtë meshkuj të armatosur u arrestuan, ndërsa femra që i drejtonte u vra, pasi hapën zjarr ndaj policisë dhe ushtrisë.
Fillimisht, ditën e premte, kur edhe ndodhën të shtënat me armë, policia nuk bëri me dije identitetin e vajzës së vrarë, por më pas, ditën e diel, kur imazhet u përhapën gjerësisht në rrjet, u kuptua që ajo ishte Catrina.
Emri i saj vjen nga një figurë e përdorur gjatë Ditës së të Vdekurve në Meksikë.
***
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania