JOQ Albania
Home

Shkon të konsumojë hamburger në fast food, vajza vë duart në kokë pasi gjen “mysafirin” e paftuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/01/2020 8:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e re ka mbetur e shokuar pasi në një hamburger të McDonald’s ka gjetur një merimangë të ngordhur të pjekur. Merimanga u gjet brenda ushqimit të partnerit të saj.

Joanna Kincaid, 22 vjeç, vizitoi një degë të restorantit të ushqimit të shpejtë në College Road në Birmingham. Ajo kishte vendosur të konsumonte hamburger bashkë me partnerin e saj Jason në 8 janar, por gjithçka ka shkuar keq.

Joanna Kincaid, 22, visited a branch of the fast food restaurant on College Road in Birmingham to grab a quick bite to eat when she found a spider in her partner's cheeseburger (pictured)

Pak para se partneri i saj të kafshonte hamburgerin, çifti është neveritur pasi ka gjetur një merimangë të vogël kafe të ngulitur në një cep të bukës. Dyshja menjëherë e kthyen hamburgerin përsëri në dyqan, por nuk morën asnjë kompensim për këtë.

Pictured: The cheeseburger bun

Vajza tha se nuk ka për t'u futur më kurrë në një dyqan MC Donalds. Ajo shtoi:

Ishte e pështirë. Këmbët e merimangës kishin ngecur në bukë. Nuk e imagjinoj dot se si punonjësit e jnë kompanie kaq të madhe, e cila u shërben si fëmijëve, edhe të rriturve, nuk e vunë re insektin në ushqim. Fatmirësisht kjo më ndodhi mua dhe jo ndonjë fëmije të vogël, i cili me shumë mundësi, nuk do ta kishte vënë re fare”.

Pictured: The family's receipt

***

Burim: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania