Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Atletico Madridin në finale pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola, 0-0, ndërsa as shtesat dy herë nga 15 minuta, nuk sollën fitues, duke bërë që fituesi të përcaktohet nga penalltitë.
Pas ekzekutimit të penalltive, ishte Real Madrid skuadra më e saktë, duke fituar 4-1 dhe duke ngritur lart trofeun e parë për këtë sezon.
Vlen për t’u përmendur se kjo ishte një tjetër finale e fituar nga Zinedin Zidan, i cili nuk ka humbur asnjë të tillë.