Kazuyoshi Miura nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi japonez është futbollisti më i vjetër aktiv në botën e sportit.
Ai është aktualisht 52-vjeç dhekur normalisht duhej të tërhiqej, ka vendosur të bëjë të kundërtën.
Miura do të rinovojë kontratën me klubin e Jokohomas për të vazhduar pasionin e tij më të madh të cilin e ka nisur prej vitit 1986 ku për herë të parë në moshën 19-vjeçare ka firmosur kontratën e parë si profesionist.
Gjatë karrierës së tij Miura është aktivizuar edhe me Kombëtaren e Japonisë, ndërsa ka pasur një eksperiencë njëvjeçare në Itali me klubin e Xhenoas.
Kështu, 52-vjeçari refuzon të tërhiqet nga futbolli dhe kërkon të jetë protagonist në fushën e blertë.