FSHF disa ditë më parë njoftoi se në “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja e bamirësisë, të ardhurat prej të cilës janëdeklaruar se do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Me këto para të dhëna Federata e Fubollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura.
Megjithëse, dëshira për të kontribuuar duke shkuar në stadium për të parë ndeshjen, duhet të jetë në mënyrë të lirë dhe vullnetare, por sipas denoncimit të disa prindërve të shqetësuar, rezulton se nuk është e tillë.
Në një mesazh drejtuar redaksisë së JOQ Albania një prind i shqetësuar denoncon se fëmijët po detyrohen të ndjekin ndeshjen dhe stadiumi është mbushur me fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe se paratë e bamirësisë po dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.
E njëjta skemë që u ndoq me rrogat e punonjësve të administratës.
Qytetari shkruan: