Një pedofil që kaloi katër vite e gjysmë duke mbledhur rreth gjysmë milionë imazhe fëmijësh në kompjuter i ka shpëtuar dënimit me burg. Robert Swanepoel, 35 vjeç, nga Swindon, u kap me një grumbull imazhesh të pista saqë autoritetet arritën të kategorizojnë rreth 47 mijë foto dhe video.
Pedofili, i cili kërkonte në internet terma të tillë si "adoleshentë" ose "vajza të vogla", mohoi se tërhiqet seksualisht nga fëmijët dhe deklaroi se nuk përbënte rrezik.
Në nëntor të vitit 2018, ai u kap nga policia. Kur u pyet për imazhet në kompjuter, Robert tha:
Swanepoel u dënua me kusht për gjashtë muaj dhe në seancën gjyqësore të 6 janarit, ai pranoi akuzat kundër tij.
Avokatja e tij sqaroi problemet shëndetësore duke thënë:
Gjatë hetimeve 13-mujore, Robert ka qenë nën vëzhgimin e policisë. Nuk kishte asnjë sugjerim që ai kishte parë ndonjë imazh tjetër të abuzimit të fëmijëve pasi u arrestua. Imazhet që mblodhi nuk ishin shpërndarë askund në rrjete sociale.
***
Burim: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania