JOQ Albania
Home

Të mirat e bukës së thekur në sistemin tretës, pse është mirë ta konsumoni pas festave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/01/2020 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kush nuk e adhuron bukën e thekur, e sidomos në ditët e ftohta. E shoqëruar me gjalpë të freskët apo djathë, një mrekulli për çdo vakt të ditës.

Por përveç shijes së saj, buka e thekur sipas të dhënave është zgjidhja e duhur për sistemin tretës. Nëse e krahasojmë me bukën e thjeshtë, buka e thekur tretet më shpejtë nga organizmi ynë.

Gjithçka lidhet me niseshtenë që gjendet tek buka. Ky përbërës ka disa molekula të cilat kur janë në kontakt me nxehtësinë ndryshojnë strukturën e tyre. Ndryshimi është pikërisht ai që i jep dhe lehtësinë sistemit tretës që ta shpërbëjë bukën e thekur.

Për më tepër duke qenë se është më krokante, ajo arrin të përthithë acidet dhe lëngjet e tepërta të stomakut. Kështu kthehet në një produkt ideal për të gjithë ata që vuajnë nga ulcera, refluksi apo gastriti.

Për personat që kanë probleme me tretjen e ngadalësuar të ushqimeve, buka e thekur është një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë këtij problemi. Duke qenë se ajo tretet shpejt, shmanget fryrja e stomakut, dhe kështu lehtësohet procesi i shpërbërjes së ushqimit të konsumuar.

Buka e thekur për shëndetin e stomakut dhe tretjen e mirë