JOQ Albania
Home

Sekret për 9 muaj, aktorja bëhet nënë për herë të parë në moshën 47 vjeçare
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/01/2020 7:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm surprizë për të gjithë! Aktorja Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj muzikant Benji Madden, janë bërë prindër për herë të parë.

Aktorja 47-vjeçare, e cila u martua në vitin 2015, dha lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, duke i zënë të gjithë fansat në befasi. Ajo u tregua gjatë gjithë shtatzënisë e rezervuar duke mos postuar asgjë, që nga muaji maj kur ishte edhe postimi i fundit.

Cameron zbuloi edhe emrin e vajzës, të cilën e kanë quajtur Raddix Madden.

Ajo shkroi në rrjetet sociale:

Gëzuar Vitin e Ri nga familja Madden! Jemi të lumtur ta nisim vitin e ri me lindjen e vajzës sonë. Ka rrëmbyer menjëherë zemrat tona dhe gjithë familjen tonë. Jemi shumë të lumtur që po e ndajmë këtë lajm me ju, por e ndjejmë të nevojshme që të ruajmë privatësinë e vogëlushes sonë. Nuk do të postojmë fotografi dhe detaje të tjera, përveç faktit që është shumë e lezetshme”.