JOQ Albania
Home

Vogëlushi 12-vjeçar donte një “Aventador”, Lamborghini i bën realitet ëndrrën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/12/2019 15:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ëndrra e 12-vjeçarit Xander ishte që të zotëronte një Lamborghini Aventador. Ndërsa babai i tij Sterling nuk mund të përballonte një makinë kaq luksoze. Në këtë mënyrë ai vendosi të krijojë një prej tyre duke përdorur një printer 3D.

Dhe megjithëse puna për të bërë një makinë si kjo nuk ka mbaruar ende, shërbimi i shtypit i Lamborghini-t ka mësuar të gjithë historinë. Kështu, italianët kanë vendosur që të reagojnë.

Pra, në garazhin të shtëpisë ku jetojnë Sterling dhe Xander, në Kolorado, një mëngjes ndodhi një mrekulli e vogël.

Me ndihmën e Sterling, Lamborghini dorëzoi Aventadorin e vërtetë brenda natës në shtëpinë e kësaj familjeje.