Pasditen e djeshme një polic malazez u qëllua për vdekje në vendin e quajtur Igalo, nga një person që fillimisht u raportua të jetë nga Kosova.
Mediat e Kosovës, ndërkohë, po raportojnë se njeriu që po dyshohet është nga Malësia e Madhe e Shqipërisë, raporton JOQ Kosova.
Sipas mediave kosovare, personat që ishin në veturë kanë iniciale L.H, L.H dhe L.N, që të tre familjarë: Nëna me dy djem.
Për policin Milutin Lekoviq, raportohet të jetë qëlluar me armë në kokë pasi ndali tre personat që nuk kishin dokumente dhe vdiq në spital nga plagët e rënda.
Vetura me të dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo ishin arrestuar pak kilometra më larg.