Festat e Kishtlindjes dhe e Vitit të Ri po afrohen, por duket se dhe këtë vit nuk do të ketë fishekzjarre.
Në një njoftim Policia e Shtetit bën me dije se janë shtuar masat për hedhjen në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për t’i pasur në duar qytetarët.
Sipas njoftimit bëhet me dije se ditët e fundit janë shtuar kontrollet dhe janë proceduar penalisht katër shtetas të cilët tregtonin kapsolla dhe fishekzjarrë.
Zyrtarisht mësohet se shtetasi A.A, është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike”, shtohet më tej.