Solidariteti që kanë treguar shqiptarët për të prekurit nga tërmeti është i rrallë. Ndërsa së fundmi mësohet se shqiptarët që jetojnë në Australi vazhdojnë të mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Me dije bëhet se për dy javë shoqatat e shumta të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend kanë mbledhur 255 mijë dollarë.
Po ashtu përfaqësues të këtyre shoqatave thonë se do të vazhdojnë të mbledhin akoma të ardhura për të prekurit nga tërmeti.
Kujtojmë këtu se ndihmë të madhe për të prekurit nga tërmeti kanë dhënë edhe shqiptarët e Kosovës. Nga lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra familje kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan.