Paketa e propozuar nga Rama për median, Koka: Shqipëria mund të konsiderohet vend me censurë të fortë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.12.2019, 07:34

Gazetari Beldian Koka ka folur në lidhje më paketën anti-shpifje që pritet të kalojë në seancën e fundit të Kuvendit. Ai thotë se nëse kjo do të ndodhë Shqipëria, do të jetë një vend me censurë të fortë mediatike.

Po ashtu Koka është shprehur se nëse miratohet më 19 dhjetor kjo paketë, situata dhe sidomos në median online do të jetë problematike.

Gazetari është shprehur kështu:

Nëse në 19 dhjetor miratohet ligji, që ndryshe quhet paketa anti – shpifje situatë në media do të jetë problematike, sidomos në median online. Nëse ajo kalon në atë mënyrë që është parashikuar, seriozisht që në Shqipëri mund të konsiderohet zyrtarisht një vend me censurë të fortë mediatike.’’

Po ashtu gazetari ka thënë se AKEP do të drejtohet nga një djalë që ka qenë deri dje shefi i protokollit të kryeministrit Rama. Më tej ai ka thënë:

AKEP do të drejtohet nga një djalë që ka qenë deri dje shefi i protokollit të kryeministrit Rama dhe AMA-n pritet ta marrë nje njeri që është i afërt me kryebashkiakun Veliaj.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit