Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë një i moshuar që u aksidentua mesditën e sotme nga një makinë.
68-vjeçari ishte duke udhëtuar me biçikletë teksa u përplas nga një makinë në qytetin e Pogradecit dhe mbeti i plagosur rëndë.
I moshuari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia. Ai është shtetasi me iniciale R.A., banues në Laprakë.
Policia sqaron se:
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".