Në orët e vona të pasdites së sotme një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Fullqet të Klosit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri. Po ashtu me dije bëhet se ai është 68 vjeç.
Të ditura bëhen edhe inicialet G.ZH., por ende nuk dihet se në cilat rrethanë ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.
Gjithashtu mësohet se policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe se po punon për zbardhjen e plotë.