Ka tre javë që rri në çadër prej plastmasi, gruaja: Për dritat vijnë të parët tek unë, për ndihma asnjëri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.12.2019, 15:20

Familja e Lindita Bashës është një ndër familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo bashkë me famijen e saj jetojnë në çadër prej plastmasi.

Gruaja nga Fushë- Mamurrasi bashkë me familjen e saj ka tre javë që jeton në çadër plastmasi. Ajo thotë se nuk ka ardhur askush ta shikojë banesën e saj dhe se ndihma i kanë dhënë katër pako të vogla.

Më tej ajo ka treguar:

Unë quhem Lindita Basha. Jam veti i 4. Ndihma me zor kam marrë nja 4 pako të vogla atë ditë që janë shpërndarë. Thashë “a kam emër?” “S’ke” më thanë. Por unë jam banore e Fushë Mamurrasit. si nuk kam emër unë? Për dritat vijnë të parët tek unë, për ndihma asnjëri. Edi Rama pa nja 4-5 shtëpi, çoi ndihma. Tek unë nuk erdhi njeri me thënë a je gjallë, a je vdek? Asnjëri nuk ka ardhur, as komisioni verifikimit. Brenda nuk rrihet. Kam frikë minutë pas minutë bie tavani poshtë. Kam vënë një hekur që të mos u bjerë fëmijëve. Iku jeta jonë. Vetëm tek unë nuk ka ardhur unë. Unë asnjë nuk e kam marrë. Unë për vete kam mbaruar… vetëm se rri në këmbë.”

Kujtojmë këtu se nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra famije kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit