Ish-deputeti: Durrësi, qytet fantazmë pas tërmetit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.12.2019, 00:05

Durrësi është një nga qytetet i cili është goditur më së shumti nga tërmeti i 26 Nëntorit, pasi ishte edhe më afër epiqendrës.

Pas lëkundjes së madhe, Durrësi ka mbetur si një qytet fantazmë. Kështu është shprehur ish-deputeti demokrat Florian Mima, i cili e ka prekur nga afër terrenin thotë se situata mbetet po ajo

I ftuar në Oranews, ai thotë se veç qytetarëve që kanë humbur shtëpitë, ka edhe të tjerë që ende nuk e dinë nëse banesat e tyre janë apo jo të sigurta për të vazhduar jetesën në to. E njëjta situatë është edhe me biznesin, të cilët po përballen me shumë probleme.

Ish-deputeti tha:

Jemi përditë në Durrës, një qytet që në zona të caktuara ka marrë pamjen e një qyteti fantazëm. Fytyra njerëzish të trishtuar dhe të pasigurtë, ende nuk kanë marrë një copë letër që ky pallat është i banueshëm apo jo. Edhe ku ka pasur vizita të grupeve nuk është lënë një copë letër, s’ka një vlerësim. Kanë kaluar tre javë dhe nuk kemi një mistri të hedhur për ato ndërtesa që mund të riparohen. Biznesi në Durrës është në gjendje kastrofike. Njerëzit kanë frenuar blerjet. Vizituam dje një biznes me 400 punëtorë, ka hyrë dhjetori dhe nuk ka një ditë pune të regjistruar. Kontraktorët në Itali e kërcënojnë se do prishin kontratën.Është i detyruar të paguajë pagën e këtij muaji vetëm që të mos i largohen punëtorët.250 milion lekë të vjetra ishte fatura e pagës për dhjetorin. Besoj se fatura nëse përfshin futjen e rreziqeve të tjera që mund të ndodhin në këtë vend dhe nuk janë në dorën tonë, fatura mund të jetë e rangut të miliarda dollarëve."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit