Me afrimin e zgjedhjeve ashpërsohet edhe debati: Me sa njësi zgjedhore fitojnë shqiptarët?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.12.2019, 22:44

Kush fiton më shumë me 1 njësi zgjedhore e kush me më shumë njësi zgjedhore? Ky është debati akual në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Secila parti mendimin e vet, në një periudhë kur pritet të formohet qeveri teknike prej 90 ditësh për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në RMV.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani vlerëson se me ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor nuk humb BDI-ja si parti e madhe politike, por humbin shqiptarët. Sipas tij reagimi nuk ka të bëjë me LSDM-në, por me faktin që të mos lejojnë që të ulet numri i deputetëve shqiptarë për shkak të modelit zgjedhor.

“Është e vërtetë se një njësi zgjedhore më shumë i përshtatet BDI-së. Simulimin të cilin e ka bërë LSDM-ja është i saktë se BDI-ja fiton dy vende të deputetëve më shumë me një njësi zgjedhore sesa me gjashtë njësi zgjedhore, megjithatë simulimet e njëjta tregojnë se numri total i deputetëve shqiptarë bie për tetë deri në 10 deputetë. Po BDI-ja fiton si parti e madhe te shqiptarët, por numri total i deputetëve bie për tetë deri në dhjetë sepse në një njësi zgjedhore Formula e Dontovit i grumbullon votat nga partitë më të vogla i jep partive më të mëdha dhe kështu bie numri total i deputetëve shqiptarë”, deklaroi Osmani në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zeqiri thotë se me një njësi zgjedhore nuk humbin shqiptarët por humb BDI.

Nga VMRO-DPMNE thonë se negociatat për kodin zgjedhor kanë hyrë në një qorrsokak për fajin e pushtetit, të cilën ata e akuzojnë se në mënyrë të kontrabanduar dëshirojnë të shtyjnë zgjidhje në kuvend pa u përballur me argumentet.

"Një kërkesë e tillë ngre vetëm dyshimin se ndryshime të tilla përfshijnë frikën e humbjes në zgjedhjet e ardhshme dhe motivet për të abuzuar me procesin zgjedhor, me qëllim që të falsifikohet vullneti i qytetarëve. Nuk ka ndodhur deri më tani të ndryshohet modeli zgjedhor pa konsensus, nuk ka ndodhur deri më tani të ndryshohet modeli zgjedhor pa përfshirjen e të gjitha partive politike në diskutimin e të njëjtës ose të paktën atyre kryesore”-pohoi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit