Zëri i Amerikës pasqyron zhvillimet: Hetimi pas tërmetit, 9 të ndaluar në Durrës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.12.2019, 21:54

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një artikull ditën e sotme, ndalimit të 9 personave në kuadër të hetimit të nisur nga për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në të, shkruhet se të gjithë personat e përfshirë në këtë listë kanë lidhje me banesa, pallate apo hotele, në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 23 persona.

Shkrimi i Zërit të Amerikës:

Në Shqipëri 9 persona u ndaluan ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit pas viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për ndërtuesë, ish zyrtarë e nëpunës të administratës lokale, apo dhe mbikëqyrës e kolaudues të punimeve të cilët dyshohet të kenë vepruar në shkelje të ligjeve. Akuzat ndaj tyre shkojnë nga shpërdorimi i detyrës deri te ajo e vrasjes

Policia e Durrësit njoftoi sot se "pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë". Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu shpjegoi se "nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit".

Të gjithë personat e përfshirë në këtë listë kanë lidhje me banesa, pallate apo hotele, në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 23 persona. Ata janë ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektoriati i Ndërtimit, ndërtues si dhe kolaudues e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve.

Sipas drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, objekti i hetimit në këtë rast ka të bëjë “së pari në drejtim të zbatimit nga ndërtuesit formal dhe informal, sa i përket zyrtarëve dhe ish zyrtarëve në kryerjen e detyrave të tyre, legalizimeve dhe miratimit të lejeve. Pra janë gjetur paligjshmëri sa i përket objekteve ku kemi patur viktima”.

Akuzat e ngritura janë nga "Shpërdorimi i detyrës", te "Falsifikimi i dokumenteve" si dhe "Vrasje me dashje" apo "Vrasje në rrethana cilësuese" si në rastin e dy ndërtuesve informal që kanë punuar në hotel "Mira Mare" dhe "Tropikal", në plazhin e Durrësit.

Po të njëjtat akuza rëndojnë dhe ndaj 8 personave në kërkim, të cilët duket se rezultojnë të jenë jashtë vendit, gjë e cila sipas Drejtorit të krimit Ekonomik Lutfi Minxhozi "nuk lidhet me ikjen për shkak të hetimit, sepse policia ka marrë masa dhe ka kërkuar bllokimin në pikat e kufirit të të gjithë personave të dyshuar si të përfshirë në këtë proces”.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Jella, tha se hetimet janë ende në vijim: “Po kryhen hetime intensive ne lidhje me objektet që janë prishur, por dhe për ato me dëmtime më të lehta”.

Paralelisht me Durrësin, hetime ka nisur dhe prokuroria e Tiranës si dhe ajo e Krujës, kjo e fundit për shembjen e dy pallateve në Thumanë. Hetimi për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dhe domosdoshmëria për rezultate konkrete ishte çështja kryesore që prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela, përmendi që ditën e parë të marrjes së detyrës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit