Është zbardhur ekspertiza e atentatit në Peqin, ku mbeti i vdekur Andi Zylyfi. Sipas ekspertizës viktima është qëlluar me 27 plumba dhe në momentin që është ekzekutuar ka qenë në lokal.
26-vjeçari Andi Zylyfi u vra një natë më parë me breshëri plumbash në afërsi të fshatit Përparim në Peqin.
Gjithashtu i plagosur mbeti shoku i tij, Ardit Uruçi, i cili mori një plumb në kokë dhe disa në këmbë. 23-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke hetuar për ngjarjen në shumë pista, pasi viktima ka lidhje me atentatin e një viti më parë në Bradashesh të Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona.
Gjithashtu një pistë tjetër ku po hetohet është edhe detyra si punonjës policie e babit të Andi Zylyfit në burgun e Peqinit.