Albin Kurti dhe Isa Mustafa as pas një takimi tre orësh nuk janë marrë vesh për “koalicionin e shpresës”.
Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte pjesë e takimit, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, transmeton JOQ Kosova.
“Jemi duke bërë përpjeke të definojmë çdo gjë”, ka thënë Veliu për media.
Veliu është pyetur edhe për atë se cila është pika që tani për tani po i ndan Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, por ai nuk ka dhënë ndonjë detaj.
Mirëpo, për njeriun që ka ndikim në LDK, takimi i radhës do të mbetet në dorën e Zotit.
“Kur të t’thotë Zoti”, u përgjigj nënkryetari Veliu, i pyetur kur do të takohen prapë më VV-në.
Ndryshe, VV e LDK kanë dështuar edhe sot për ta finalizuar marrëveshjen për krijimin të Qeverisë, dhe deri tash pika më e madhe ndarëse është posti i presidentit.