FALEMINDERIT SHQIPTARË! Elvis Naçi jep lajmin e madh, 8.1 mln dollarë për të prekurit e tërmetit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.12.2019, 20:36

Shqiptarët u bënë një në ditët më të vështira që toka kuqezi përjetoi nga dridhjet e forta të tërmetit, që shkaktoi 51 viktima dhe la pa një çati mbi kokë mijëra familje.

Ata, si një trup i vetëm, ofruan gjithçka që kishin, nga rrobat e trupit e deri tek shtëpitë që nuk i përdornin, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar nga tërmeti katastrofik.

Shqiptarët i besuan masivisht, pa frikën e zhgënjimit, mirëbërësit që çdokush e respekton, Elvis Naçit, duke dhuruar para në fondacionin që ai drejton. Naçi sot ka dhënë lajmin e madh, se deri më tani nga ndihmat e vëllezërve dhe motrave shqiptarë janë mbledhur plot 8.1 milionë dollarë, një shumë që askush nuk e ka arritur deri më sot.

Emocionet që janë përjetuar nga mbledhja e këtyre donacioneve kanë qënë të mëdha, nga 33-vjeçari i sëmurë, i cili dhuroi sigurimin e jetës së tij e deri tek vajza me sindromën Down nga Kosova që dhuroi pagën e saj familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Naçi thekson gjithashtu se mbledhja e ndihmave vazhdon ende, duke pasqyruar edhe njëherë numrat e llogarisë nga ku dhe si mund të kontribojmë.

Kujtojmë se pjesë e parave të fondacionit Firdeus, i drejtuar nga Elvis Naçi është edhe kontributi i shqiptarëve të mbledhur nga JOQ ALBANIA, të cilat do të vihen në dispozicion të ndërtimit të banesave të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Thumanë.

Postimi i plotë i Elvis Naçit

Faleminderit Shqiptare, Fisnike dhe Bujare qe ne momentet me te veshtira qendroni me ne, na mbeshtetet, na besuat dhe kontribuat ne nismen tone te madhe! Çdo cent që keni kontribuar do te jete transparente, çdo kontribut i juaji do te shkoje ne vendin e duhur! Deri tani kjo eshte shuma totale, karvani i miresise dhe i bamiresise vazhdon! Nese deshiron t’i bashkohesh nismes se madhe keto jane te dhenat e kontribimit: Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci Pay pal: fond[email protected] Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus Emri i Bankes: Post Finance Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See Konto Nr.: 15-387081-5 IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5 BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA: Bank Name : Morton Community bank Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus Routing Number: 071123204 Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi: Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania. SWIFT CODE CDISALTR IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481 IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479 Për çdo inforacion më kontaktoni ne nr tim të telefonit: +355674006161

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit