Paketa ‘anti-shpifje’, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Europianë: Të hiqet! Imazh i keq për vendin tonë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.12.2019, 17:19

Paketa 'anti-shpifje' e Ramës, pritet që këtë javë të dërgohet në Parlament ku edhe do të shqyrtohet.

Mirëpo, kjo paketë apo ky ligj nënkupton një sulm të drejtpërdrejtë ndaj medias në Shqipëri nga ana e qeverisë.

Shumë pedagogë, anëtarë të shoqatave të gazetarëve apo dhe aktivistë janë shprehur kundër këtij projektligji, e cila nuk sjell gjë tjetër veçse sulm ndaj medias së lirë.

Këtë çështje e ka komentuar edhe Arbër Hitaj, i cili është kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Europianë.

Ai deklaroi në Syri.tv se ky ligj do të ndikojë për keq në imazhin e vendin tonë dhe sipas tij, paketa 'anti-shpifje' përkthehet si sulm ndaj media dhe demokracisë.

Hitaj tha se:

Jemi në një situatë ku kemi solidaritet të jashtëzakonshëm. Të gjithë po e ndjejnë rrezikun. Gazetarët më të njohur të vendit janë shprehur kundër ligjit. Ka disa media që i kanë kushtuar emisione të përditshme. Të gjithë po e ndjejnë rrezikun. Shpresoj që ligji të tërhiqet. Tani po flasim është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Imagjinoni të ketë protesta, të ketë grevë të gazetarëve. Do të ketë imazh shumë të keq vendi. Do shkojmë në Samitin e Zagrebit, si mund të ndikojë kjo në imazhin e vendit? Sulmi ndaj medias përkthehet në sulm ndaj demokracisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit