“Ta këpus kokën, pallë”/ Polici i kthehet keq qytetarit në Durrës, i kishin vënë gjobë e do i hiqnin patentën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2019, 15:37

Edhe në këtë situatë tërmeti duket se policët nuk janë bërë aspak miqësorë apo të kuptueshëm me njerëzit në qytetin e Durrësit. Këtë herë, nga qyteti bregdetar vjen një denoncim në lidhje me një rast të pezullimit të patentës dhe vendosjes së gjobës.

Kështu, një qytetar ka bërë me dije për JOQ se ka zbuluar se i kishin vendosur gjobë dhe se duhej të paraqitej në komision, pasi mund t'i hiqnin patentën. Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të kësaj shkeljeje nga ana e tij, pasi policët nuk e kanë ndaluar dhe as nuk i kanë komunikuar një vendim të tillë.

Personi në fjalë është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë, në zyrën e komisionit. Ai ka diskutuar me një prej punonjësve të kësaj zyre dhe i ka kërkuar numrin e celularit si dhe emrin e policit që i ka vendosur gjobën.

Pas debateve të shumta me punonjëin, ky i fundit nxehet keq dhe e ofendon qytetarin. Ai i drejtohet me fjalët “pallë” dhe e kërcënon se “do t'i këpusë kokën”.

Në videon e realizuar nga qytetari, polici në krye të detyrës, dëgjohet të thotë:

Ta këpus kokën. Unë të fol si njeri, ti më bën pordhë aty. Të erdha aty jashtë të bëra copash. Pallë!”

E si duket, durrsaku ra nga shiu në breshër falë qeverisë dhe punonjësve të edukuar të sistemit tonë të kalbur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit