‘Kanë vdekur 17 persona, është krim’, banori i mbetur i Thumanës tregon detaje të forta

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.12.2019, 21:33

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një artikull Thumanës, ku në të ndërruan jetë plot 24 persona nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Në të, shkruhet se si Thumana ka ndryshuar pas tërmetit, ku rrugët janë të boshatisura dhe banesat janë shkatërruar.

VOA i është referuar edhe një banori në Thumanë, i cili është ndër të paktët që qëndron ende në Thumanë.

Shkrimi i VOA:

Kur kanë kaluar disa ditë nga termeti i 26 nëntorit, i cili në Thumanë mori jetët e 24 përsonave dhe shkatërroi një numër të madh banesash, gjithçka duket se ka ndryshuar. Rrugët janë thuajse të boshatisura duke ja lënë vendin dhjetëra makinerive të rënda që largojnë pjesët e mbetura nga banesat e shembura.

Fusha e sportit në Thumanë, e cila në ditët e para të tërmetit ishte e tejmbushur me disa dhjetëra çadra, tashmë është boshatisur. Ymer Çanja, banor i Thumanës, thotë se banorët janë larguar drejt Shëngjinit.

“Po banori i vetëm jam unë këtu. S’ka banorë këtu. Ikën në Lezhë te hotelet të gjithë banorët. I kanë sistemu atje. Unë kam pasurinë, kam kopështin dhe gjënë e gjallë këtu dhe nuk u largova. Jam vendali.”

Disa nga pallatet dhe banesat, që u shkatërruan gjatë tërmetit, tashmë janë shembur përfundimisht nga ekipet e specializuara për të mos rrezikuar jetë të tjera njerëzish, ndërsa një numër i madh mjetesh të rënda po punojnë për largimin e mbetjeve.

Në Thumanë vetëm dy prej pallateve 5 katëshe, të ndrëtuara në fundin e periudhës së komunizmit u morën jetën 24 banorëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Tashmë, në rrënojat e mbetura shikohen herë pas here familjarë që kërkojnë të gjejnë një dokument apo një kujtim nga familja pasi, siç thotë Arian Ndoka banor i njërit prej pallateve, nën rrënojat ka përfunduar gjithëçka që kanë patur.

“Kam qenë në katin e pestë në momentin kur ka ra tërmeti dhe kam dalë me gjithë familje. Kam ardhë këtu me gjet ndonjë pasaportë, ndonjë dokument. Ësht shembë gjithçka, asht një tmerr i vërtetë, nuk e di çfarë mund të them. Këtu kanë vdekë 17 përsona, asht krim. Unë nuk du asgjë, asgjë nuk më interëson, thjeshtë të marr ndonjë dokument, ndonjë kujtim të vjetër që kam pasë. Gjithë djersa jonë këtu asht. Djersa e 30-40 vjetëve, këtu e në Greqi.”

Në Thumanë janë të pakët banorët që vazhdojnë të qendrojnë ende në çadra, ose në banesat e tyre, që i kanë shpëtuar shkatërrimit nga tërmeti. Ata presin një përgjigje përfundimtare nga ekipet e inspektimit se çfarë do të bëhet me shtëpite e tyre, do të shemben apo do të riparohen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit