Një burrë në moshë të shtyer u gjet pa shenja jete në një prej rrugëve të qytetit të Ferizajt.
Prokuroria Themelore e kësaj komune bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40, raporton JOQ Kosova.
Sipas Prokurorisë në Ferizaj, personi që u gjet në rrugë pa shenja jetë ishte një burrë i moshës 81 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Ndryshe, deri tani Mjekësia Ligjore nuk ka dhënë ndonjë verdikt rreth shkaqeve të vdekjes së këtij plaku.