Një lajm i trishtë vjen nga bota e muzikës, ku raportohet se reperi i famshëm Juice WRLD është ndarë nga jeta.
Reperi amerikan sapo kishte mbushur 21-vjeç javën e kaluar, ndërsa lajmi u konfirmua nga media e njohur amerikane, TMZ.
Mësohet se reperi pësoi një goditje të papritur në tru teksa ndodhej në aeroportin Midway në Chicago të SHBA-së.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Jarad Anthony Higgins, mori famë vitin e kaluar, kur kënga e tij "Luicid Dreams", pushtoi chartet muzikore amerikane dhe botërore, duke u renditur në vendin e dytë në Billboard Hot 100.
"Luicid Dreams" numëron mbi 392 milionë shikime në YouTube, ndërsa edhe disa këngë të tjera të tij kanë mbi 100 milionë shikime në këtë platformë.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet dhe rrethanat e plota të 21-vjeçarit.
Burimi: Forbes|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania