“Të tmerruar nga tërmeti”/ Veliaj s’ndalet, bën me pagesë parkingun në Kombinat: Dhe kjo na duhej

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.12.2019, 14:32

Mbledhja e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti është kthyer në një farë përgjgjësie për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, dhe deri më tani është treguar se askush nuk e ka kursyer dorën për t’u dalë përkrah atyre që sot janë pa një çati mbi kokë.

E teksa e gjithë vëmendja e shqiptarëve është në këtë akt njerëzor, Erion Veliaj nuk ndalet me bëmat e tij në dëm të qytetarëve të Tiranës, por jo vetëm.

Mesa duket Veliaj shfrytëzon situatën e tërmetit për të vendosur disa rregulla të pazakonta në zonat e Tiranës.

Pas pothuajse çdo lagjeje afër qendrës të Tiranës, ku parkingjet janë me pagesë, Veliaj po vepron njëjtë edhe me zonën e Kombinatit.

Një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA, ku përmes disa fotove tregon punonjësit e bashkisë të cilët bëjnë gati vendin për vendosjen e tabelave “Parking me Pagesë”.

Një veprim përfitues dhe aspak njerëzor kjo nga ana e kryebashkiakut, i cili edhe në këto situata të vështira mendon të rrjepë qytetarët e Tiranës.

Kombinati është një zonë në periferi të Tiranës dhe vendosja e parkingut me pagesë është e tepërt.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Te lutem publikoje pak. NJEREZIT po tmerrohen nga Termeti Lali Eri Po Zapton rruget ne Kombinat dhe po i Ben parking me lek. Mire qe ne Qender te Tiranes po dhe ne kombinat me lek parkingun ?????? Po ndodh tani. Nuk ankohet njeri se kan Frik. Dhe kjo na duhej. Flm"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit