Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka humbur dje një nga njerëzit e tij më të dashur.
Babai i tij ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Ka qenë vetë ministri që ka vendosur në Facebook foton simbolike që tregon se ndodhet në zi, duke konfirmuar lajmin e humbjes së babait të tij.
Ish-ministri ka pasur një raport shumë të ngushtë me të atin, duke publikuar herë pas here momente të ndryshme mes tyre në rrjetet sociale.
Babai i ish-ministrit është vlerësuar nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri për kontributin që ka dhënë për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.