Kemi arritur në një periudhë kur ç'do trajner duhet ta pyesë veten mirë pasi ta largojë një futbollist nga loja, pasi reagimi mund të jetë i ashpër.
Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me Kylian Mbappe.
Në ndeshjen ndaj Montpelier, PSG fitoi me përmbysje 1-3 me gola të Neymar, Mbappe dhe Ikardit.
Megjithatë, pavarësisht fitores, në fund të takimit Mbappe dhe trajneri Tuchel, ishin ata që prishën disi klimën e mirë te parazienët.
Trajneri gjerman e zëvendësoi Mbapenë, në minutën e 90-të, për shkak se loja po bëhej e ashpër nga kundërshtarët.
Francezi jo vetëm që nuk e priti mirë këtë gjë, por nuk ka pranuar as të dëgjojëshpjegimin e teknikut.
Trajneri po i fliste lojtarit, i cili po drejtohej në stol, por ai nuk e pa në sy dhe nuk pohoi asgjë, duke treguar pakënaqësinë që kishte.
[📺 VIDÉO] 🇫🇷 #Ligue1Confo
— beIN SPORTS (@beinsports_FR) December 7, 2019
☹ Mbappé mécontent de céder sa place malgré le réconfort de Tuchel pic.twitter.com/J9e8GkSb6e