Ghada Arnaut është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit. Deri këtu nuk ka asgjë speciale, por nga mbiemri i saj kuptohet se ajo ka gjak shqiptari.
Arnauti është një nga figurat më të njohura në Liban dhe në Lindjen e Mesme. Ajo është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.
Ajo ishte është larguar në ekzil në Kanada disa vite më parë. Në një prononcim për gazetën ”INA”, ajo e ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt.
Arnauti ka thënë:
Kurrë nuk i ka mohuar rrënjët e saj shqiptare dhe nuk ka hezituar kurrë të flasë për këtë. Mësohet se kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës. Me dije bëhet edhe se ajo do të kthehet në Liban.