‘Deputeti rilindas kërcënon inspektorët që të nxjerrin pallatin si të banueshëm, 90 familjeve iu rrezikohet jeta’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2019, 21:19

Një qytetar ka denoncuar një rast te ish-kryeministri, Sali Berisha, ku shkruan se një pallat i dëmtuar 9-katësh në rrugën 'Myslym Keta' është shpallur i banueshëm.

Denoncuesi bën me dije se një deputet rilindas i ka detyruar dhe i ka kërcënuar inspektorët që ta nxjerrin pallatin të padëmtuar, pavarësisht se i rrezikohet jeta 90 familjeve.

Raportohet se socialisti Xhemal Qefalia i ka bërë presion inspektorëve të INUK-ut duke i kërcënuar me vendin e punës.

Postimi i Berishës:

Ja se si luhet me jeten e 90 familjeve nga Edvin Mafia per interesa direkt te deputetit Qefalia.

Lexoni denoncimin e banorit dixhital. sb

Pershendetje Z. Berisha,

Pas lajmit te djeshem sesi nderhyrja e paligjshme e Qefalise tek Pallati nr. 4 ne Rrugen Myslym Keta beri qe ti vihej shiriti gjithe pallatit me 9 shkalle dhe 90 familje, sot me urdher te Edi Rames kane ardhur disa “ekspert” nga Njesia Bashkiake per te deklaruar si te sigurt kete pallat perndryshe do i hiqnin nga puna. Dhe ata te shkretet nuk guxuan te shohin as sesi Qefalia ka demtuar muraturen mbajtese te pallatit te ndertuar me pune vullnetare ne 1988 dhe asgje nga ana e rruges se pallatit por shpallen sit e banueshem gjithe pallatin me perjashtim te nje apt ne shkalla 1, kati 2, ne nje kohe kur ka nje jave qe I kane vendosur shiritin dhe vendosur njoftimin e rrezikut ne cdo shkalle dhe kur ka 1 jave qe kane levizur mbi 20 familje me premtimin per bonusin e qerase. Ky eshte turp. Ne fakt shkallet e pallatit qe nuk kane dalje nga rruga dhe nuk jane demtuar per lokale te Qefalise nuk kane probleme, por eshte gjymah dhe rrezik qe vec per te shpetuar Qefaline te deklarosh te gjithe pallatin sit e banueshem pa verifikuar fare katet perdhe me pamje nga rruga dhe pasi qe vete ti si bashki ke hequr mbi 20 familje me premtime boshe.

Per dijeni, ndonese ligji ndalon deputetet te marrin para publike, kompania e Qefalise Dajti Park 2007 shpk nga 2013 e deri me sot ka fituar mbi 110 tendera me nje vlere mbi 10 milione euro!

Shkrimi i djeshem: KRONIKE E NJE KRIMI TE PARALAJMERUAR

Qefalia ben lokal duke shkaterruar mure mbajtese dhe gjithe pallati me 9 hyrje dhe 90 familje ne rrugen Myslym Keta shpallet i pabanueshem!!! Por deputeti Qefalia vijon te perlaje tendera dhe jo te perballet me burgun per ndertim te paligjshem dhe rrezik jete per banoret.

Vjet banoret u ankuan ne polici dhe gjithe portalet e fasades qeveritare por pergjigja ndaj banoreve per krimin e Qefalise ishte:

“Duke ju falenderuar që u drejtuat tek platforma e Bashkëqeverisjes, në vijim të rastit tuaj, po Ju vëmë në dispozicion përgjigjen e kthyer nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë:�“Inspektorët e IMT-së kanë kryer verifikimin në terren konform Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit dhe Ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Nga verifikimi i kryer rezultoi se për punimet e kryera nuk nevojtet as leje ndërtimi as deklaratë paraprake, pasi janë punime të nenit 6 bazuar në VKM-në Nr.408 datë 13.05.2015 që klasifikohen si (punime të mirëmbajtjes së zakonshme).”

Me konsideratë, Zyra e Bashkëqeverisjes”.

Ne katin perdhes, Shkalla nr.3 Pallati 4, Rruga Myslym Keta jane kryer nderhyrje ne themele dhe murin mbajtes te Pallatit. Ka 1 jave qe gjithe pallatit me 9 shkalle i eshte vene shiriti dhe 90 familjeve I kerkohet te largohen se shteti ishte i pafuqishem ndaj forces korruptive dhe shkelese te ligjit te Qefalise!

Sa qan me lot krokodili, a I tregon dot vendin Qefalise? E ben dot? Pallatit i jane hequr pjese te mureve mbajtese per te hapur lokalin qe pothuaj shembi pallatin!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit