“Si do të shpëtohen kompanitë e falimentuara nga qeveria, duke përdorur tërmetin dhe paratë e qytetarëve”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 19:13

Në një kohë që vendi ndodhet në emergjencë civile për përballimin e dëmeve të shkaktuara, qeveria ende nuk ka një plan konkret për rindërtimin e banesave, që janë konsideruar si të pabanueshme, mënyrën si do financohet, vendin ku do bëhet ndërtimet dhe kush do të jenë ndërtuesit.

Lidhur me këtë paqartësi, ka reaguar edhe gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri.

Përmes një statusi të publikuar në "Facebook", Tomorri ka analizuar situatën pas tërmetit dhe deklaratat e kryeministrit Rama.

Sipas tij, një nga aktet më brutale të ndërhyrjes së qeverisë është ajo që në tregun e lirë quhet "bail out", ose thënë ndryshe situata kur qeveria shpëton me paratë e qytetarëve, kompani të falemintuara, që tregu i lirë "i ka dënuar me vdekje".

Ai zbulon se kjo skemë zakonisht përdoret për të shpëtuar bankat që janë në prag të falemintimit ose industri të rëndësishme.

Gazetari rekomandon se varianti më i mirë do të ishte ai i ndërtimit të lagjeve të reja, të plotësuara me infrastrukturë, shërbime publike dhe hapësira publike, gjë e cila do të sistemonte edhe katrahurën urbanistike, veçanërisht në qytetin e Durrësit.

Reagimi i plotë:

Bail out-i i ndertuesve Nje nga aktet me brutale te nderhyrjes se qeverive ne tregun e lire eshte ai qe quhet bail out. Kjo eshte situata kur qeveria shpeton me parate e qytetareve, kompani te falimetuara, qe tregu i lire i ka denuar me vdekje, ose kur ble asete qe tregu i ka refuzuar.

Zakonisht ky mekanizem perdoret per te shpetuar bankat ne prag te falimentit ose edhe industri te rendesishme, sic eshte ajo e automobilave ne SHBA. Por edhe kur perdoret per keto raste, serish bail out-i eshte perversitet, korruptiv dhe atentat ndaj tregut te lire.

Plani i qeverise per te blere apartamentet stok te ndertuesve eshte i tille. Saktesisht nje thike mu ne zemer qe i ngulet tregut te lire. Po perdoren parate e qytetareve per te blere nje mall qe tregu e ka refuzuar.

Degjova kryeministrin sot te thoshte qe nuk ja u blejme ndertuesve nese duan te bejne fitim dhe qe ne do te vendosim si tavan cmimin e tregut. Per cfare cmimi tregu behet fjale? Sepse po te ishte per cmimin e tregut do ishin shitur nderkohe ato, nuk do ishin stok. Por per shkak se tregu nuk i do jane aty te pashitura.

Pertej te gjithave, varianti me i mire do te ishte ai i ndertimit te lagjeve te reja. Te plotesuara me infrastrukture, sherbime publike dhe hapsira publike. Kjo do te rregullonte pjeserisht edhe barbarine urbanistike, vecanerisht ne Durres. Por nese qeveria eshte ne presionin e kohes per te strehuar banoret dhe ka vendosur te bleje apartamentet stok te ndertuesve, atehere tavani maksimal i cmimit duhet te jete kostoja fiskale.

Ndertuesit duhen thirrur te garojne kush e ul me shume cmimin nga kostoja fiskale. Madje edhe kostoja fiskale eshte shtrenjte per nje mall qe ka mbetur stok. Por cdo cmim mbi koston fiskale eshte korrupsion dhe marreveshje e piste per te shpetuar me para publike asete dhe kompani qe tregu i ka nxjerre jashte.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit