Pas tërmetit, inxhinieri: Njerëzit janë të tmerruar, nevojë emergjente është klasifikimi i banesave

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2019, 17:58

Inxhinieri i Ndërtimit, Besnik Dervishi ka folur për 'Rtv Ora' në lidhje me situatën pas tërmetit.

Ai është shprehur se nevojë emergjente është pikërisht klasifikimi i banesave, si të banueshme apo jo të banueshme.

Gjithashtu, e rëndësishme sipas inxhinierit është që banorët të mos traumatizohen, si dhe ekspertët duhet të përfshihen në këtë punë të rëndësishme.

Dervishi shton edhe faktin se që të marrësh dhe gjykosh një ndërtesë është e banueshme apo jo është detyrë e projektuesit.

Besnik Dervishi tha për RTV Ora se:

Nevojë imediate në këto momente është që të klasifikohen kush është e banueshme dhe kush nuk është e banueshme. Kjo kërkon kompetencë të madhe, kërkon shpejtësi dhe specialistë. Në kuptimin që ka të bëjë me jetën e njeriut. Njerëzit janë të tmerruar. Ne jemi të lidhur me banesën, sepse vijmë nga një periudhë që kemi vuajtur për banim dhe e kemi pjesë të jetës sonë. Kur i thua tjetrit që kjo banesë nuk do jetë e përdorshme, madje do shkatërrohet, e ke shkatërruar psikologjikisht. Fillimisht mos i traumatizojmë, ti themi që kjo është e pariparueshme. Kjo duhet bërë me specialistë. Nuk desha të them që ata specialistë që janë në terren nuk janë të zotët. Ekspertët e huaj janë, por nuk e dimë me çfarë tagri janë. Që të marrësh dhe gjykosh një ndërtesë është e banueshme apo jo është një detyrë e vështirë. Në radhë të parë është detyrë e projektuesit. Ai e di si e ka ndërtuar, ai e di ku i dhemb. Duhet parë me dëmtimet që ka. Ai është i pari që duhet të jetë pjesë e kësaj ekspertize. Ne kemi inxhinierë projektues shumë të zotët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit