Tërmeti dëmtoi kolonat e pallatit 8-katësh në Tiranë, banori: S’ka ardhur askush, pronarët po riparojnë dëmet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 17:35

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të shumta edhe në Tiranë.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës, me qindra ndërtesa kanë pësuar dëmtime në kryeqytet.

Mes ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është edhe një pallat i ri 8-katësh në zonën e Laprakës, pas ish-shkollës së partisë.

Një nga banorët ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se kolonat e pallatit janë krisur, si dhe ndërtesa është shtrëmbëruar.

Si shumë të tjerë, ai ka denoncuar fenomenin e pazakontë që po ndodh ditët pas tërmetit, ku ndërtuesit dhe pronarët kanë nisur të riparojnë çarjet dhe dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti në ndërtesat e prekura nga tërmeti, pa ardhur asnjë ekspert dhe inxhinier nga shteti.

Ai thekson se pronarët dhe ndërtuesit kanë sjellë inxhinierë privatë.

Sipas qytetarit, në këtë pallat jetojnë rreth 50-60 familje dhe ka dy pallate ngjitur. Më tej ai tregon se në këtë pallat ka jetuar edhe ish-drejtori i Policisë, Altin Qato.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem bejeni publike kete ose mundohuni te beni dicka per pallatin e ri 8 katesh mbrapa ish shkolles partis qe mori goditje me 26 nentor...kan sjell inxhiniera privat dhe ka krisur kollonat ka shum deme...dhe me sy ta shikosh e shikon qe ka fillu shtrembimin dhe carjet...kan fillu riparime per te zhdukur demet...jan 50_60 familje brenda dhe 2 pallate ngjitur qe ne rast shembje ky bo katastrof...nuk ka ardhur ta shikoj as1 inxhinier nga shteti...ju lutem se dita dites ky bohet me keq...esht pallati ku ka pas jetuar ish drejtori policis altin qato po qe pas ktij termeti nuk jeton ketu...Ju lutem beni dicka publike ose njoftoni njeri se ktu ka shum probleme dhe mediat nuk po na kthejne pergjigje."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit