U tha se nuk u janë mbajtur para nga paga, qeveria del blof, del shifra se sa paguan efektivët e policisë për dëmet nga tërmeti

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2019, 16:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu hodhi të gjitha akuzat poshtë se mund tu jenë mbajtur para nga paga efektivëve të policisë për dëmet nga tërmeti.

Mirëpo, një dokument i firmosur nga drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj vërteton komplet të kundërtën.

Ora Neës ka zbardhur dokumentin, ku tregon se efektivët janë detyruar të paguajnë dhe më poshtë ka publikuar edhe pagesat e tyre në varësi të gradëve.

Dokumenti urdhëron efektivët e policisë së qarkut Shkodër të kontribuojnë në vlera financiare sipas gradave. Kështu drejtori, zv drejtori dhe shefat e komisariateve detyrohen të paguajnë nga 5 mijë lekë nga rroga e tyre.

Shefat e sektorëve dhe shefat e seksioneve pranë drejtorisë dhe komisariateve detyrohen të kontribuojnë nga 4 mijë lekë, ndërsa specialistët, ndihmës specialistët dhe efektivët e tjerë nga 3 mijë lekë. Së fundmi drejtori Brahimaj urdhëron që gjithë efektivët civile të paguajnë shumë 2 mijë lekë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Të premten drejtori i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat tha se nga kontributi vullnetar i efektiveve janë mbledhur 104 milionë lekë.

Veliu ndër të tjera tha se mirëkuptonte dhe me shume se 2000 efektivët që nuk kanë patur mundësi të kontribuojnë.

PAGESAT E EFEKTIVËVE

Drejtori, zv drejtori, shefat nga 5 mijë lekë

Shefat e sektorëve dhe seksionit nga 4 mijë lekë

Efektivët dhe ndihmës specialistët nga 3 mijë lekë

Efektivët civilë nga 2 mijë lekë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit