“Jam zgjuar e lagur nga shiu”, thirrja prekëse e vogëlushes për Ramën: Ju lutem, dua vetëm një çadër dimri!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 16:25

Përveçse në Durrës dhe Thumanë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha materiale edhe në Kurbin, Milot e Mamurras.

Të shumta kanë qenë banesat e dëmtura në fshatin Zhejë, vendi ku u zhvillua Beteja e famshme e Albulenës, kur Skënderbeu korri një nga fitoret më të famshme kundër ushtrive osmane, më 2 shtator 1457.

Banorët janë shprehur se në këtë fshat janë dëmtuar nga tërmeti rreth 50 banesa, por askush nuk ka shkuar për t'i parë dhe vlerësuar.

Një prej banorëve, Tom Tota, thotë se 14 pjesëtarët e dy shtëpive nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre pasi nuk kanë aspak garanci.

Për "Abc News", ai tha:

Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierët të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma."

Ndërsa bashkëshortja e tij shprehet se as çadër nuk u kanë dhënë, ndonëse kanë kërkuar.

Ajo shprehet:

Dëmtime kemi boll, shumë jemi të frikësuar. Kemi kërkuar çadër na kanë thënë nuk kemi."

Prekës dhe njëkohësisht tronditës është edhe një mesazh i një vogëlusheje nga Miloti për kryeministrin Rama. Ajo ka vetëm një kërkesë, një çadër dimri, pasi në atë që i kanë dhënë nuk mund të flejë dot për shkak të të ftohtit.

Vajza e vogël apeloi:

Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri."

Familja e vogëlushes nga Miloti përbëhet nga 8 anëtarë dhe prej ditës së tërmetit ata nuk kanë hyrë më banesë, pasi tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në strukturën e ndërtesës. Më e keqja është se për shkak të motit të keq, shiu iu ka hyrë brenda dhe vajza shprehet se është zgjuar e lagur.

Ajo shtoi:

Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Shiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë laguar. Edhe unë jam lagur.”

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Fushë-Mamurras, ku kryefamiljari Asllan Sala për krevat ka improvicuar disa dëngje me kashtë.

Ai shprehet:

Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time, s’më kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit