Vdekja e paralajmëruar e kryekomisarit në Kavalishencë, del dokumenti që nxjerr blof Ministrinë e Brendshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 15:41

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la pas 51 viktima, qindra persona të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara e dëmtuara rëndë.

Një nga viktimat e katastrofës natyrore më të madhe të dekadave të fundit që ka goditur Shqipërinë ishte edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

54-vjeçari gjeti vdekjen në rrënojat e Shtëpisë së Pushimit numër 4 në Kavalishencë, ku ndodhej për një trajnim, në zonën e Plepave në Durrës.

Mesa duket rreziku për këtë godinë ishte paralajmëruar nga ana e inxhinierëve pas tërmetit të 21 shtatorit, ndonëse mazhoranca e mohoi një gjë të tillë.

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ishte shprehur:

Godina e Ministrisë së Brendshme nuk ka pasur dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit."

Por Ora News disponon një dokument të firmosur nga grupi i inspektimit prej 4 inxhinerësh, në të cilin thuhet qartë se “Hoteli i ri i Shtëpisë së Pushimeve në Durrës”, referuar godinës numër 4, nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz.

Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni.

Fatkeqësisht shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 nëntor.

Por në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qenë edhe studentë të Akademisë së Policisë dhe trajnerë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Për shkak të kësaj situatë dhe pikëpyetjeve të ngritura për këtë rast, PD ka kërkuar informacion zyrtar qeverisë shqiptare, lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Kavalishenca të Durrësit, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntorit ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit