Pas “Syrit të Kaltër” jepet me qira për një shumë qesharake edhe pista e skive në Dardhë të Korçës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 15:27

Pista e skive në Dardhë të Korçës, një nga atraksionet turistike kryesore në Dimër, do të jepet me qira! Bashkia e Korçës ka shpallur njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku kërkon firma dhe individë privatë që të marrin me qira këtë pistë, dikur destinacioni kryesor i të gjithë Shqipërisë.

Nga dokumentet e tenderit dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Korçës, për këtë pasuri publike, rezulton se çmimi i dhënies me qira i kësaj pasurie është vetëm 102 euro në muaj. Pra, sa vlera e një dite që një familje shpenzon në zonën e Dardhës në Korçë për të pushuar.

Shpeshherë, Komiteti Olimpik Shqiptar, ka kërkuar me ngulm nga ministria e Arsimit dhe Sportit që të vërë dorë në këtë pistë, me qëllim krijimin e një federate dhe mirëmbajtjen e saj, pra me lekët e ndërkombëtarëve. Por, pushteti lokal preferon që më mirë tua japë privatëve, me një çmim qesharak, që mund të jetë i përballueshëm nga të gjithë.

Në muajin shtator të këtij viti, sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Korçës, u miratua dhënia me qira e fondit pyjor me sipërfaqe prej 2.13 hektarësh në pronësi të Bashkisë së Korçës. Sipas saj, dhënia me qira bëhet për veprimtari turistike dhe mjedise sportive, pasi në këtë sipërfaqe është edhe pista e skive në Dardhë të Korçës. Ky këshill vendosi që të miratojë fillimin e procedurave për dhënien me qira, ndërsa u përcaktuan edhe vitet: nga 6 deri në 10 vite.

Në dokumente thuhet se vlera fillestare e dhënies me qira e kësaj pasurie është 159 mijë lekë të reja në vit. Nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se fituesi do t’i paguajë Bashkisë së Korçës 102 euro në muaj. Pra, një vlerë qesharakë për një nga pasuritë më me vlerë në Shqipëri, shkruan Shqip.

Një vit më parë, në këtë pistë ka qenë edhe zv.ministri i sportit Rauf Dimraj, i cili kërkoi që sporti i skive të rikthehet në Shqipëri. Ndërkohë, kreu u KOKSH, Viron Bezhani, pas organizimit të kampionatit të skive nga një privat, tha se ky organizim privat në Dardhë është një shuplakë e mirë për shtetin, i cili duhet të investojë më tepër në këtë sektor.

Por, edhe pas këtyre deklaratave, Bashkia e Korçës preferoi që këtë pasuri t’ia japë privatit me një çmim qesharak, në vend që këtë pistë ta përdorin sportisë shqiptare dhe të huaj.

Kjo nuk është hera e parë që pasuritë publike, jepen me qira për shuma qesharake. Pak javë më parë, “Syri i Kaltër” u dha me qira për vetëm 600 euro në muaj. Pas publikimit të këtij skandali, qeveria reagoi pozitivisht duke e anulluar këtë tender.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit