E akuzuar për terrorizëm, vajza që kthehet nga Siria detyrohet të heqë perçen në gjykatën shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 14:58

Florinda Zymeri është e reja nga Prishtina, e cila është cilësuar e pafajshme nga gjykata e Prishtinës, pasi akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Ajo akuzohet se në gusht të vitit 2014 me dëshirë të plotë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, pastaj drejt Irakut dhe Sirisë, për t’u bashkuar me organizatën terroriste “ISIS”.

Pas leximit të akuzës nga prokurorja Habibe Salihi, e akuzuara ka mohuar në tërësi fajësinë për veprën që i ngarkohej. Ajo ka thënë se nuk e ndien veten fajtore dhe se është e pafajshme.

Pas deklarimit të të akuzuarës lidhur me fajësinë, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Selimaj ka njoftuar atë se brenda 30 ditësh mund të bëjë kundërshtimin e provave dhe të paraqes kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Për identifikimin e personalitetit të të akuzuarës, gjykatësja Selimaj ka kërkuar që Zymeri të heqë përkohësisht mbulesën e fytyrës dhe e akuzuara ka vepruar sipas urdhrit të gjykatës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 19 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Florinda Zymeri, për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. E akuzuara bënë pjesë në grupin e grave të riatdhesuara nga Siria, më 24 prill të këtij viti.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit