Pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës pranoi akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit që e shpalli të pabanueshme Godinën nr.15 në Qytetin Studenti, ka nisur shembja e objetit.
Bashkia e Tiranës nisi punën natën për ta hedhur godinën në tokë.
Godina 15 në Qytetin Studenti u shpall e pabanueshme pas tërmetit. Edhe dy godina të tjera do të shemben në QS.
Rrobat, mobiliet dhe elektroshtëpiaket, ato çfarë kanë mundur të nxjerrin, u kanë mbetur në oborrin e godinës ndërsa moti nuk duket aspak premtues.
Disa i kanë çuar edhe te të afërmit përkohësisht, po deri më tani këta banorë janë në qiell të hapur.