Kërcënimet ndaj Agron Tufës, avokati i tij: Sulme banale, kjo është lojë e shtetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.12.2019, 19:39

Avokati i Agron Tufës, Kujtim Cakrani ka reaguar sërish në lidhje me kërcënimet ndaj ish-kryetarit të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, i cili ka kerkuar azil politik.

Me anë të një interviste në 'Fax News', ai i ka kthyer replikën deputetit socialist, Spartak Braho në lidhje me kërcënimet ndaj Tufës.

Cakrani tha se sot janë paraqitur në prokurori dy padi për shpifje: Një për Brahon dhe një për Fatos Tarifën.

Avokati theksoi se:

Në kushtet kur këto ishin shpifje dhe fyerje, zoti Tufa më ka kontaktuar dhe më ka thënë që Brahon dhe Tarifën t’i çojmë në gjykatë. Morëm gazetën dhe pamë që kishte vepër penale. Sot ka përfunduar punën dhe kemi paraqitur dy padi veç e veç.

Më tej, Cakrani theksoi se Tufa ka bërë edhe kallzëime penale ndaj 5 personave.

Pas shumë sulmeve dhe shpifjeve, ai u drejtua në gjykatë për akuzën e shpifjes ndaj 5 personave. Filluan sulme të gjithënashme ndaj zotit Tufa, pati edhe sulme nme dhunë nga makina. Ndërsa para një muaji u kërcënua në rrjetet sociale, bashkë me të edhe unë. Pse zoti Tufa është sulmuar dhe pse pikërisht tani? Këtë duhet ta mësojnë shqiptarët dhe jo pse zoti Tufa u largua. Zoti Tufa ka bërë edhe kallëzime penale ndaj personave. ISKK është krijuar me ndihmën e të huajve, të BE, i cili pas shumë rezolutash ia arriti të motivojë Parlamentin të krijojë këtë institute. Zoti Tufa pati një detyrë të vështirë. Këta i shqetësonte e kaluara e tyre kriminale dhe filluan në mënyra të drejtëpëdrejta, në mënyra të tërthorta, të sulmohet. Ata bëjnë sulme banale ndaj zotit Tufa dhe kjo është një lojë e shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit