Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prrenjas, ku një ndërtesë dy katëshe është shkrumbuar nga flakët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotodesh, ndërtesa në shtëpinë e djegur terësisht banonte një familje prej tetë anëtarësh, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndi elektrike.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve ajo që ka parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.