Në kulmin e emergjencës për tërmetet, Rama propozon shkarkimin nga detyra të Arben Malajt

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2019, 17:21

Një nga zërat më kritikë brenda Partisë Socialiste dhe një prej figurave më të shquara ndër vite të kësaj force politike, Arben Malaj, i cili mbante postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, është pezulluar nga detyra.

Vendimi për pezullimin e Malajt sapo është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe vjen në një kohë kur vendi është përfshirë në emergjencë kombëtare për të përballuar dëmet e tërmetit.

Propozimi për shkarkimin e Malajt nga detyra ka ardhur nga kryeministri, Edi Rama, i cili mesa duket ka filluar t'i "fshikullojë" të gjithë zërat kritikë brenda "Rilindjes".

Në vendimin, që mban datën 3 dhjetor, thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

I kontaktuar nga Monitor, z.Malaj me ironi falënderoi kryeministrin që me gjithë pasojat e tërmeteve gjeti kohë dhe u mor me tërmetin moral.

Ai shtoi se pret reflektimin e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që mandatin e ka marrë nga Kuvendi dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë që ta shkarkojë atë. Sipas procedurave të parshikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse.

Profesor Arben Malaj, ish ministër i financave, është një nga ekonomistët dhe ekspertët më të mirë në vend dhe që ka qenë gjithnjë një zë kritik në fushën e politikave ekonomike të ndërmarra vitet e fundit. Malaj ka paralajmëruar vazhdimisht për kontratat koncesonare, rreziqet e përkeqësimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë, në vitet e ardhshme. Ai kërkoi së fundmi dhe një reagim të përgjegjshëm ndaj tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Më herët gjatë verës 28 deputetë të PS-së, pkërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës. “Kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve, kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim”, do të reagonte Malaj në atë kohë. “Vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë, me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe”, tha ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit