JOQ Albania
Home

Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, dënohet me burg ish-ministri serb i Kosovës
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 05/12/2019 12:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë, përcjell JOQ Kosova.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Musa Konxheli, ekzekutimi i dënimit me burg, do të bëhet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Ivan Teodosijeviq, ka qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila është në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të këtij viti, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.