JOQ Albania
Home

Eurodeputeti gjerman jep shpresë nga Prishtina, tregon kur do të merret vendimi për vizat
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04/12/2019 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova kishte një mysafir të rrallë sot, pasi priti kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.

Ai zhvilloi takim me partinë simotër, LDK-në, me kryetarin e të cilës foli para mediave, raporton JOQ Kosova.

Ëeber foli për çështjen e liberalizimit të vizave, duke shprehur keqardhje që kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm.

“E dimë qe kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq qe fatkeqësisht kosovarët ende nuk munden të gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Weber.

Eurodeputeti gjerman theksoi se po pritet një vendim së shpejti, ndërkaq përmendi në veçanti hezitimin e Francës rreth kësaj çështje.

Ndërkohë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë një vendim për liberalizim.